Tre persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Uashington. Viktimat janë dy burra dhe një grua.
Autori ende është në arrati ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Rikujtojmë se në korrik të paktën nëntë persona mbetën të plagosur teksa po festonin Ditën e Pavarësisë në një lagje jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë.
/abcnews.al