Sulm me armë në Teksas, 1 i vrarë dhe 14 të plagosur

schedule08:47 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 08:47 - 13 Dhjetor, 2021

Një person ka vdekur dhe 14 janë plagosur,  si pasojë e të shtënave me armë në Baytown, Teksas, thanë zyrtarët.

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj një turme që merrte pjesë në një festë, konfirmoi Zyra e Sherifit të Qarkut Harris për stacionin e Teksasit të ABC, KTRK.

Sherifi i qarkut Heris, Ed Gonzales tha se sulmi ka ndodhur rreth orës 6 në mbrëmje (sipas kohës lokale), kur rreth 50 persona u mblodhën afër një tregu për të kremtuar një festë lokale.

“Teksa po kremtonin, respektivisht po lëshonin balonat në ajër një makinë iu afrua turmës”, tha sherifi Gonzales. “Me t’u afruar filluan të shtënat drejt turmës”, shtoi ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!