Dy nxënës mbetën të vrarë pasi u qëlluan me armë zjarri, në një lice në Kaliforni, në Santa Klarita pranë Los Angeles. Bëhet fjalë për një vajzë 16-vjeçare dhe një djalë 14-vjeçar, të cilët fillimisht u plagosën nga 16 vjeçari, Nataniel Behrou. Autori qëlloi me armë zjarri ndaj 6 personave.
16-vjçari i dyshuar si përgjegjës për ngjarjen u arrestua dhe u shtrua në spital.
Autori i ngjarjes është një nxënës i shkollës e cila frekuentohet nga 2500 studentë.
Autori vendosi të kryente këtë akt ditën e ditëlindjes së tij. Nxënësit të tmerruar u mbyllën në klasa para se të vraponin larg kampusit për të kërkuar prindërit e tyre që ishin mbledhur në rrugë. Agjentë e policisë njoftojnë se kanë sekuestruar armën e përdorur në vendin e ngjarjes./abcnews.al