Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Sulm me armë në Rusi, 2 viktima dhe 4 të plagosur

schedule08:47 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 08:47 - 8 Dhjetor, 2021

Një burrë ka qëlluar me armë drejt një qendre të shërbimit civil në juglindje të kryeqytetit rus, duke vrarë dy civilë dhe duke plagosur katër të tjerë, përfshirë një fëmijë.

“Sipas informacioneve të para, pas një mosmarrëveshjeje që lindi kur roja i kërkoi burrit që hyri në qendër të vendoste maskën, ai nxori një armë dhe filloi të qëllonte”, sipas një burimi të agjencisë.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin  tha se autori ishte arrestuar. Mes katër të plagosurve, sipas dëshmitarëve okularë, janë dy gra, një burrë dhe një vajzë 10-vjeçare. Të plagosurit aktualisht ndodhen në sallën e operacionit.



I arrestuari ndodhet në gjendje shoku, sipas TASS, duke cituar një burim policor. Ai është ish-ushtar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!