Të paktën tre persona janë vrarë dhe 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur të hënën pas të shtënave në Farmington, thanë zyrtarët e zbatimit të ligjit në Nju Meksiko. Sipas tyre, kjo shkaktoi mbylljen e të gjitha shkollave në qytetin e Farmingtonit.
“Ka shumë viktima civile”, thuhet në një njoftim të policisë së Farmingtonit, të postuar në Facebook.
Zyrtarët thanë se një person i dyshuar u vra nga policia në vendngjarje.
Një polic i qytetit të Farmington dhe një polic i shtetit të Nju Meksikos, u qëlluan me armë, thuhet në deklaratën e policisë. Ata janë në gjendje të qëndrueshme dhe janë shtruar në Qendrën Mjekësore Rajonale në San Juan.
Farmingtoni është një qytet me rreth 50 mijë banorë që ndodhet në veriperëndim të Nju Meksikos.
/abcnews.al