Sulm me armë në një tramvaj në Holandë

schedule12:10 - 18 Mars, 2019

schedule 12:10 - 18 Mars, 2019

Gokman Tanis, një 37 -vjeçar turk mendohet të jetë autori i sulmit me armë në një tramvaj qe ndodhi sot rreth orës 11.00 në Utreht në Holandë. Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në tre, kurse të plagosurit janë 9 persona. Numri i viktimave është konfirmuar nga kryebashkiaku i qytetit.
Kryeministri i vendit, Rute ka mbledhur njësinë e krizës dhe po përforcohet pista e terrorizmit.
Policia vendase ka publikuar në faqen e saj Twitter një fotografi të autorit te dyshuar, i cili ende në kërkim. Ai është një turk 37 -vjeçar i quajtur Gokman Tanis.
Tre helikopterë të policisë janë vënë në kërkim të autorit të sulmit nga ajri, duke fluturuar ulet mbi zonen e dyshuar.
Në një apel të radhës autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre duke shpjeguar se nuk përjashtohet mundësia e sulmeve të reja.
Ndërsa një nga dëshmitarët që ndodhej në tramvaj në momentin e sulmit u shpreh se autori i sulmit kishte parë njëherë rrotull dhe më pas kishte nisur të qëllonte me një pistoletë të madhe njerëzit që qëndronin ulur.
Policia ushtarake mbretërore ka shpallur gjendjen e alarmit dhe në aeroporte dhe ndërtesa të tjera të rëndësishme në vendet e ulëta.
Ndërkohë gjendje alarmi është vendosur dhe në Amsterdam dhe Roterdam, sidomos në stacionet e metrove dhe në xhami.
Sulmi i sotëm vjen vetëm tre ditë pas aktit terrorist të një ekstremisti të djathtë në Zelandë, në të cilin humbën jetën 49 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!