16 persona kanë humbur jetën në Kanada, pasi një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj tyre.
Policia kanadeze bën me dije ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e vogël Portapique, ku një 51-vjeçar i identifikuar si Gabriel Wortman, qëlloi me armë zjarri ndaj qytetarëve.
Autori është arrestuar nga policia, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
Chris Leather, kryeinspektori i Policisë në Nova Scotia, deklaroi se është shumë herët për të përcaktuar një motiv për ngjarjen. Ai tha se viktimat nuk kanë pasur njohje me Wortman-in.