Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm me armë në Jeruzalem, të paktën 5 viktima/ Netanyahu zhvillon takim urgjent me strukturat e sigurisë

schedule10:53 - 8 Shtator, 2025

schedule 10:53 - 8 Shtator, 2025

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe rreth 15 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në hyrjen veriore të Jerusalemit, në atë që autoritetet e konsiderojnë si sulmin më vdekjeprurës në Izrael në gati një vit.

Sipas autoriteteve izraelite, dy autorë të armatosur duket se kanë hipur në një autobus gjatë orarit të mëngjesit dhe kanë hapur zjarr pranë një nyje kryesore rrugore, që lidh Jerusalemin me vendbanimet hebraike në Jerusalemin Lindor.

Policia izraelite ka konfirmuar se të dy sulmuesit janë “neutralizuar” menjëherë pas ngjarjes. Pamjet filmike nga vendngjarja tregojnë dhjetëra njerëz duke vrapuar në panik nga stacioni i autobusit, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë me shpejtësi.

Sipas ekipeve të emergjencës së MDA (Shërbimi Mjekësor Izraelit), skena ishte tejet kaotike, e mbuluar me copëza xhami dhe me persona të plagosur e të pavetëdijshëm të shtrirë në rrugë dhe në trotuar. Katër prej viktimave ishin burra një rreth të pesëdhjetave dhe tre të tjerë rreth të tridhjetave, ndërsa viktima e pestë, një grua rreth të pesëdhjetave, ndërroi jetë në spital.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është duke mbajtur një takim urgjent me drejtuesit e strukturave të sigurisë për të vlerësuar situatën. Ende nuk është bërë e qartë zyrtarisht motivi i këtij sulmi dhe kush qëndron pas tij.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!