Sulm me armë në Hjuston, 2 viktima dhe 2 të plagosur

schedule20:41 - 1 Tetor, 2023

schedule 20:41 - 1 Tetor, 2023

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Hjuston.

Një grua 48-vjeçare dhe një person tjetër kanë humbur jetën. Sipas informacioneve, autori ka qenë bashkëshorti i saj 55-vjeçar i cili është arratisur.

Policia e Hjustonit mori një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në anën veriperëndimore të qytetit të dielën në mëngjes, raporton Associated Press.

Sipas autoriteteve, dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital, gjendja e të cilëve nuk dihet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!