Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm masiv kibernetik, dyshohet se hakerë të lidhur me Korenë e Veriut shënjestruan mijëra biznese amerikane

schedule12:57 - 1 Prill, 2026

schedule 12:57 - 1 Prill, 2026

Hakerë që besohet se janë të lidhur me Koreja e Veriut kanë ndërmarrë një sulm të madh në zinxhirin e furnizimit, duke komprometuar një paketë softuerësh të përdorur nga mijëra biznese në Shtetet e Bashkuara, sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike.

Hetuesit thanë për CNN se sulmi pritet të ketë pasoja afatgjata dhe mund të përdoret për të vjedhur kriptomonedha, të cilat dyshohet se ndihmojnë në financimin e programeve bërthamore dhe të raketave balistike të regjimit në Phenian.

Sulmi u raportua se ndodhi të martën në mëngjes dhe zgjati rreth tre orë, gjatë të cilave hakerët fituan akses në llogarinë e një zhvilluesi që menaxhon softuerin.



Përmes këtij aksesi, ata shpërndanë përditësime keqdashëse tek organizatat që e shkarkuan softuerin gjatë asaj periudhe.

Zhvilluesi arriti të rimarrë kontrollin e llogarisë, ndërsa ekipet e sigurisë kibernetike vijojnë të vlerësojnë ndikimin e sulmit.

Softueri Axios përdoret gjerësisht në sektorë të ndryshëm, përfshirë kujdesin shëndetësor, shërbimet financiare dhe industrinë e kriptomonedhave, për zhvillimin dhe menaxhimin e faqeve të internetit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!