Tre anëtarë të Hezbollah u vranë të martën në një sulm izraelit në qytetin Ghandouriyeh në jug të Libanit.
Zeina Khodr për Al Jazeera e ka përshkruar atë si “një situatë shumë të tensionuar” duke shkruar “Hezbollahu është në një pozitë të vështirë sepse asgjë nuk duket se po e ndalon ushtrinë izraelite.
Hezbollah është përpjekur të shmangë një lloj hakmarrjeje që mund ta tërhiqte Libanin në luftë, sepse e di se do të sjellë shkatërrim në të gjithë vendin.
Izraeli vrau gjithashtu një komandant të lartë të Hezbollah në një sulm në Libanin jugor të hënën.
/abcnews.al