Sulm i dyshuar terrorist në Paris: I preu kokën një profesori, policia qëllon autorin e dyshuar

schedule19:01 - 16 Tetor, 2020

schedule 19:01 - 16 Tetor, 2020

Policia në Francë raportohet të ketë qëlluar një të dyshuar, pas një sulmi me thikë pranë Parisit, raportojnë mediat lokale.

Sipas raportimeve, i dyshuari i preu kokën me thikë një personi në komunën veri-perëndimore të Conflans-Sainte-Honorine. Thuhet se autori  bërtiti “allah akhbar” dhe kërcënoi policinë me një armë.

Sidoqoftë, policia më vonë i tha Reuters se viktima, që nuk u mbijetoi plagëve, u godit me thikë në fyt ndërsa banorëve ju kërkua që të shmangnin zonën.

Policia e antiterrorizmit po heton rastin ndërsa nuk dihet ende nëse autori është gjallë apo jo.

Gazeta policore e lajmeve Actu17 dhe radio lajmet Europe 1 raportuan se viktima ishte një mësues kolegji i cili kishte ndarë karikaturat e Mohammedit gjatë një kursi. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!