Sulm ajror izraelit në konsullatën e Iranit në Siri, në mesin e viktimave edhe komandanti në Gardën Revolucionare Islamike

schedule18:27 - 1 Prill, 2024

schedule 18:27 - 1 Prill, 2024

Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur konsullatën iraniane në Damask, duke vrarë gjashtë persona, duke përfshirë një komandant të lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane.

Në vendngjarje u pa tym që dilte nga rrënojat e një ndërtese që ishte rrafshuar dhe automjetet e urgjencës të parkuara jashtë.

Një burim libanez i sigurisë i tha Reuters se Mohammad Reza Zahedi, një komandant i lartë i Gardës Revolucionare, ishte në mesin e të vrarëve në sulm. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha: “Ne nuk komentojmë raportet në mediat e huaja”.

Televizioni shtetëror sirian konfirmoi se ndërtesa e konsullatës ishte sulmuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!