Sula: Çmimi i vajit të ullirit sa nafta. Krifca: Nuk është e vërtetë, shitet më shtrenjtë

schedule19:33 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 19:33 - 5 Dhjetor, 2022

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca i është përgjigjur deputetit të PD-së Dashnor Sula, pasi ku fundit tha se prodhuesit e ullirit nuk po mbështeten dhe çmii i vajit ka rënë ndjeshëm. Por kjo sipas Krifcës nuk është e vërtetë për shkak se shumë fermerë e shesin me çmim të lartë, madje nuk kanë sasi të mjaftueshme për të eksportuar.

“Sot kemi 82 mijë fermerë me NIPT që mund ti faturojmë. Kemi mbështetur me certifikim organik. Sot dalin në tregje të certifikuar. Ata e shesin vajin e ullirit me cmim të madh nuk kanë sasi për ta eksportuar. Është një proces që nuk bëhet me shkop magjik.”tha Krifca.

Me dy shishe vaj ulliri dhe vaj kikiriku, deputeti Dashnor Sula kritikoi njësimin e vajit të ullirit me vajin e kikirikut, duke u zhvlerësuar kështu puna e fermerëve në disa zona të vendit.

Sula shprehet se ministrja e Bujqësisë dhe e Financave duhet të merren me këtë dhe jo me samitin e BE-së.