Suksesi nuk e shpëtoi nga shkarkimi: Nagelsmann, konflikti me Neuer dhe ardhja e Tuchel

schedule10:46 - 25 Mars, 2023

schedule 10:46 - 25 Mars, 2023

Përktheu Hergi Llupi

Në një nga ndryshimet më befasuese menaxheriale në kohët e fundit, Julian Nagelsmann është shkarkuar nga posti i trajnerit të Bayern Munich dhe është zëvendësuar nga ish-trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel.

35-vjeçari gjerman, i cili udhëhoqi Bayernin drejt titullit të Bundesligës në sezonin e tij të parë në krye, largohet nga bavarezët duke i lënë ata me një pikë më pak nga liderët e tabelës, Dortmund. Ata janë gjithashtu në çerekinfalet e Champions League, pas 8 fitoreve në këtë kompeticion dhe 7 ndeshje prej të cilave nuk ka pësuar asnjë gol. Në këtë sezon në Champions, vetëm Plzen i ka shënuar 2 gola në fazën e grupeve.

Pavarësisht vetëm tre humbjeve në ligë gjatë gjithë sezonit dhe një mesatare prej 2.19 pikësh për ndeshje gjatë 19 muajve të tij në krye, shifra e katërt më e mirë për një trajner të Bayern në historinë e Bundesligës, bordi i klubit ishte i pakënaqur me Nagelsmann. Por drejtuesit e Bayernit janë shqetësuar nga mungesa e progresit që ekipi ka treguar, mënyra se si lojtarët me pagesë të lartë si Sadio Mane dhe Leroy Sane kanë vuajtur këtë vit dhe fakti që Nagelsmann ka treguar një tendencë për të antagonizuar anëtarët kryesorë të dhomës së zhveshjes.

Pas vitit të tij të parë në klub, i cili përfundoi me Bayern që fitoi kampionatin e tyre të 32-të gjerman, por pësoi një dalje çerekfinale nga Champions League, Nagelsmann u bë më i sigurt dhe filloi të ndryshojë sistemin taktik të klubit verën e kaluar.

Ai devijoi nga stili i krahut, i cili kishte qenë i përhapur që nga ditët e trajnerit Louis van Gaal në 2010, dhe në vend të kësaj e la ekipin e tij të luante më të përqendruar në qendër. U desh kohë që Bayern të përshtatej me ndryshimet e Nagelsmann-it, ndërsa në krye të kësaj Bayern nuk nënshkroi një zëvendësues për sulmuesin pjellor Robert Lewandowski, i cili shkoi te Barcelona para fillimit të sezonit.

E megjithatë, Bayern fitoi 10 ndeshje radhazi para pushimit të Kupës së Botës, të cilat, duke parë prapa, mund të kishin ardhur në kohën më të keqe të mundshme për Nagelsmann. Pas rifillimit të sezonit të Bundesligës, Bayern ka treguar shenja dobësie, duke rënë 12 pikë në 10 ndeshje dhe duke mbajtur kështu gjallë garën për titull në Gjermani. Humbja e së dielës së kaluar 2-1 ndaj Bayer Leverkusen-it bëri që Bayern të zbriste në vendin e dytë për herë të parë që nga tetori, por vetëm kjo nuk e motivoi bordin të ndryshonte mendje për menaxherin që kishin mbështetur.

Konflikti me Neuer

Nagelsmann tentonte të bënte disa armiq në dhomat e zhveshjes. Ai dhe Manuel Neuer nuk u panë kurrë sy më sy dhe konflikti i tyre u bë i dukshëm pasi kapiteni theu këmbën në një aksident me ski në dhjetor dhe iu desh të shikonte trajernin e tij të portierëve dhe mikun e tij më të mirë Toni Tapalovic të shkarkohej. Nagelsmann ishte përpjekur të zëvendësonte Tapalovicin që nga fillimi i aventurës së tij te Bayern, por Neuer ishte i suksesshëm të mbante të besuarit e tij.

Lojtarët e tjerë gjithashtu ankoheshin rregullisht për stilin e stërvitjes së Nagelsmann dhe mënyrën se si ai vazhdimisht bërtiste nga vija anësore gjatë ndeshjeve. Shumë lojtarë thonin se Naglesmann-it i dukej vetja i ditur. Së bashku me veprimet jashtë fushës, të tilla si lënia e gruas së tij dhe hyrja në një marrëdhënie me një gazetare dhe thashethemeve të tjera, bëri që ai të pozicionoheshe në në vend të vështirë.

Tuchel

Pasardhësi i tij, Tuchel, gjithahstu duhej të përjetonte refuzimin nga Bayern në të kaluarën. Në vitin 2018, ai mbajti bisedime menjëherë pasi u largua nga dortmund, por emëroi Kovac në vend të tij. Tuchel u emërua me shpejtësi nga PSG përpara se te kalonte më pas te Chelsea në janar të vitit 2021, duke i udhëhequr ata drejt titullit të Champions League duke mposhtur Manchester City me rezultatin minimal 1-0. I shkarkuar nga anglezët në shtatorin e kaluar, Tuchel vendosi të kthehej në Gjermani, në Mynih aty ku banon aktualisht. 49-veçari e mbajti vëmendjen për punën menaxheriale në Bayern, por edhe së fundmi, nuk kishte asnjë shans real për një drejtim të mundshëm të bavarezëve.

Kjo gjë ndryshoi në fillim të javës. Tuchel do të jetë nën presion që në fillim, pasi Bayern përballet me Dortmund pas ndeshjeve kualifikuese të Euro 2024 më 1 prill, në një ndeshje e cila mund të vendosë garën e kampionatit. Dhjetë ditë më vonë, Tuchel do të kthehet në Angli kur Bayern do të ndeshet në Etihad ndaj Cityt për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Ajo që drejtuesit e Bayernit do të presin nga trajenri i tyre i ardhshëm është që ai të mund të ringjallë disa ngha lojtarët e tyre sulmues si Mane dhe Sane.

Tuchel e ka cilësuar veten si një trajner të lojtarëve, i cili ai e konsideron veten si i aftë për të nxjerrëq më të mirën nga ekipi i tij. Ai tregoi fleksibilitet taktik te PSG dhe Chelsea dhe ishte në gjendje të ndërtonte marrëdhënie pozitive me shumë nga lojtarët e tij. Për momentin, kjo me sa duket nevojitet më shumë se çdo gjë tjetër te Bayern./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!