Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, është shpallur lojtari më i mirë i La Ligës për muajin janar. Gardiani i kombëtares belge është rikthyer si dikur, duke qenë një nga pikat më të forta të ekipit të Zidane.
Madrilenët po kalojnë një moment shumë të mirë dhe aktualisht renditen në vendin e parë me tre pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Barcelona. Forma e mirë që po kalon 27-vjeçari është një nga arsyet se pse Reali është këtu ku është.
Pas kritikave të shumta në sezonin e kaluar, Thibaut është rikthyer sërish në një mur të vërtetë. Falë belgut, Reali fitoi dhe Superkupën e Spanjës në janar, ku Courtois priti 3 penallti në finale kundër Atleticos. Portieri është aktivizuar në 20 takime në La Liga deri më tani, duke fituar zemrën e tifozerisë madrilene. /abcnews.al
Thibaut Courtois is La Liga player of the month. pic.twitter.com/LwzFfSJl7Z
— Real Madrid Info (@RMadridInfo) February 10, 2020