Atalanta ia del të sigurojë kualifikimin në grupet e Champions League për të tretën herë radhazi. Ekipi bergamask nuk surprizon më askënd, teksa vazhdon të luajë futbollit më të bukur në Itali dhe të shënojë gola pafund.
Suksesi 3-4 në fushën e Genoas solli arritjen e objektivit madhor, por nuk mbaron këtu. Berat Gjimshti me shokë do të tentojë të fitojnë Kupën e Italisë më 19 maj. Në finale do të kenë përballë Juventusin, ekip ndaj të cilit nuk kanë humbur këtë sezon në kampionat.
Arkitekti i Atalantës, Gian Piero Gasperini flet rreth fitores së sotme dhe suksesit të madh. “Për ne, rikthimi në Champions League këtë vit ka një shijë shumë të mirë. Është një arritje e madhe fakti që do të luajmë për të tretin vit radhazi në Champions.
Tani të fokusohemi te finalja e Kupës së Italisë ndaj Juventusit. Fitorja do të ishte kurorëzimi i gjithë punës që kemi kryer në këtë periudhë, do të ishte qershia mbi tortë“, deklaroi trajneri i skuadrës italiane. /abcnews.al