Suksesi i dyfishtë i Rafinha, edhe braziliani pjesë e 11-të emrave fitues

schedule15:30 - 25 Nëntor, 2019

schedule 15:30 - 25 Nëntor, 2019

Futja në fushë e Diegos ndryshoi lojën në finalen e Kupës Libertadores dhe Flamengo nisi të ngjallet. Fantazisti 34-vjeçar nisi të shpërndante lojën dhe River Plate u rikthye në mbrojtje të avantazhit që ia dhuroi Rafael Borre në pjesën e parë. Brazilianët nuk u dorëzuan dhe Gabriel Barbosa shënoi një dygolësh të paharrueshëm në minutat 89′ dhe 90+2′.

Festa ndryshoi krah, tifozët e Riverit shpërthyen në lot, ndërsa ata të Flamengos në delir. Gëzim i madh për të gjithë në ekipin më të dashur të popullit brazilian, sidomos për Rafinhën. Mbrojtësi i djathtë i dha fund aventurës 8-vjeçare me Bayern Munchen verën e kaluar dhe u rikthye në shtëpi.

34-vjeçari kishte provuar shijen e fitimit të Champions League me klubin bavarez në vitin 2013, ndërsa tani triumfoi edhe në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Amerikën Latine. Rafinha bëhet lojtari i 11-të që arrin suksesin e dyfishtë. Në listë janë edhe emra të mëdhenj si Ronaldinho, Cafu, Neymar, Carlos Tevez dhe Samuel. /abcnews.al

11-të lojtarët që kanë triumfuar në të dy kompeticionet

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!