Te Brighton janë të kënaqur me punën e trajnerit Roberto De Zerbi dhe drejtuesit po përgatitin zgjatjen e bashkëpunimit me 44-vjeçarin, i cili ka kontratën aktuale deri në 2026 me klubin e Premier League, ndërkohë që klauzola e largimit të tij është vetëm 10 mln paund.
Shumë që do të rritet ndjeshëm në marrëveshjen e re mes palëve, teksa emri i tij është lidhur me stolet e klubeve si Real Madrid në La Liga dhe Napoli në Serie A, por edhe shumë “gjigantë” të tjerë të futbollit evropian.
De Zerbi po bën një punë fantastike në pankinën e Brighton, teksa sezoni i fundit u mbyll në vendin e gjashtë, duke sjellë kualifikimin e parë në histori në kompeticionet europiane, mirëpo edhe këtë sezon skuadra vijon të prodhojë futboll të bukur sulmues.
Brighton renditet përkohësisht në vendin e tetë, duke qenë vetëm 6 pikë larg zonës Champions, ndërkaq, “Pulëbardhat” siguruan mbërmen e së enjtes pas fitores 0-1 në Athinë kundër AEK-ut kualifikimin në grupin B të Europa League. /i.m /abcnews.al