Sukses shqiptar në Poloni, dy “Kuqezinj” sigurojnë finalen e Kupës

schedule21:56 - 3 Prill, 2024

schedule 21:56 - 3 Prill, 2024

Kanë kaluar shumë pak muaj, që prej transferimit të tij, në ligën e dytë polake të futbollit, me ish-“fantazistin” e Teutës, Dejvi Bregu, protagonist i sezonin 2020-2021, ku Teuta u shapll kampione, i cili është shumë pranë sigurimit, të titullit të tij të parë me skuadrën e Wisla Krakow, me këta të fundit, që kanë siguruar një vend në finalen e Kupës së Polonisë.

Këtë të mërkurë, skuadra e njohur polake, e cila garon në divizionin e dytë këtë sezon mundi në gjysmë-finale, një prej skuadrave më të njohura, të elitës polake, “Ekstraklasa”, Piast Gliwice, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, duke siguruar kështu, për të 11-n herë, në histori finalen e Kupës së Polonisë, ku do të përballen kundër fituesit të çitit, Pogon-Jagiellonia.

Sulmuesi vlonjat u fut në fushë në minutën e 58’ kur rezultati ishte 2-1 për vendasit, ndërsa, Vullnet Basha, shqiptari tjetër i Wisla Krakow, i cili në 2013 debutoi me kombëtaren shqiptare, e ndoqi nga stoli suksesin e shokëve të tij, teksa siç theksuam edhe më lartë, tashmë do të kenë mundësi të fitojnë trofeun e tyre të parë, në Poloni. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!