Suela Zhegu u padit në SPAK, Gjykata e Posaçme e Apelit le në fuqi vendimin e shkallës së parë

schedule13:45 - 9 Nëntor, 2020

schedule 13:45 - 9 Nëntor, 2020

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë mos fillim i procedimit penal për Komisioneren e KPK Suela Zhegu.

Antarja e KPK u kallëzua në SPAK nga ish-gjyqtari i Apleit Alaudin Malaj, i cili e akuzonet Zhegun për falsifikim të dokumentave dhe kërkonte që të pezullohej nga detyra.

Prokuroria e Posaçme kishte vendosur që të mos fillonte procedimin penal me argumentin se nuk ka “element të veprës penale”.

Gjyqtari i Apelit të Tiranës i kërkoi Strukturës së Posaçme kundër Korrupupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK) të hetojë Suela Zhegun pasi kjo e fundit është paditur nga të afërmit e saj për mashtrim dhe përvetësim të pasurive që nuk i përkasin asaj.

Sipas gjyqtarit Alaudin Malaj, edhe bashkëshorti i anëtares së vettingut është hetuar dhe dënuar disa herë, mes tyre dhe ndalime për “Mosbindje të urdhrit ndaj punonjësit të Policisë”, për të cilat kanë nisur hetime në Tiranë dhe Durrës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!