Suedia vendos të dërgojë armë, pajisje ushtarake dhe ushqime në Ukrainë

schedule19:40 - 27 Shkurt, 2022

schedule 19:40 - 27 Shkurt, 2022

Suedia ka njoftuar se do të dërgojë pajisje ushtarake dhe ndihma të tjera në Ukrainë.

Duke njoftuar këtë vendim, kryeministrja Magdalena Andersson tha se kjo ishte hera e parë që Suedia do të dërgonte armë në një vend në konflikt që nga pushtimi sovjetik i Finlandës në 1939.

Ajo tha se dërgesat do të përfshinin 5,000 lëshues antitank, 5,000 copë parzmore dhe 5,000 helmeta, si dhe 135,000 pako ushqimore.

“Përfundimi im është tani se siguria jonë shërbehet më së miri nga ne që mbështesim aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur kundër Rusisë”, tha Andersson.

Kjo vjen pasi Bashkimi Europian njoftoi se do të blinte armë dhe do t’i dorëzonte ato në Ukrainë, hera e parë në historinë e tij që ndërmerr një hap të tillë.

LEXO EDHE: BE masa shtesë kundër Rusisë: Blihen armë për t’u dërguar në Ukrainë, shtohen sanksionet për Kremlinin

Lajmin e bëri të ditur në një konferencë për mediat Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!