Suedia pritet që të aplikojë dozën e katër të vaksinës anti Covid për të gjithë qytetarët mbi 65 vjeç për të rritur mbrojtjen e trupit të tyre kundër sëmundjes.
Mediat e huaja bëjnë me dije se vaksina do të aplikohet tek personat që kanë kaluar 4 muaj nga doza e fundit.
“Për personat e moshës 65 vjeç e lart, kanë kaluar katër muaj nga doza e fundit dhe mbrojtja e ofruar nga vaksina po dobësohet me kalimin e kohës”, thuhet në një deklaratë të shërbimit shëndetësor.
Suedia ka ofruar më parë një dozë të katërt të vaksinës për qytetarët mbi moshën 80 vjeç. Ndërkohë kujtojmë se vendi hoqi pothuajse të gjitha kufizimet në fillim të marsit.
Është e vështirë të matet shtrirja e pandemisë në Suedi pasi testet diagnostike në shkallë të gjerë janë ndalur, por numri i pacientëve që kërkojnë ICU është më i ulëti në 18 muaj./abcnews.al