Suedia rekruton korba për mbledhjen e bishtave të cigareve

schedule15:57 - 2 Shkurt, 2022

schedule 15:57 - 2 Shkurt, 2022

Suedia ka vendosur të rekrutojë korba për të pastruar rrugët e qyteteve të saj nga bishtat e cigareve, që përbëjnë 62 për qind të mbeturinave të përgjithshme.

Sipas The Guardian”, shpendët e egër do të mund të kryejnë punën e tyre duke marrë pak ushqim në këmbim të çdo bishti cigareje që depozitojnë në një makineri të posaçme të vendosur në pika të ndryshme.

Drejtuesi i kompanisë u shpreh se dhe pse janë shpendë të egra ata marrin pjesë në këtë proces pa u detyruar. Çdo vit në rrugët suedeze hidhen më shumë se një miliard bishta cigaresh, që përbëjnë 62% të të gjitha mbeturinave.

Kompanitë e pastrimit shpenzojnë 19 milion euro për pastrimin e rrugëve. Kjo iniciativë pritet të reduktojë deri në 75% kostot e shpenzimeve për pastrimin e bishtave të cigareve në qytete.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!