Suedia pezullon përdorimin e vaksinës “Moderna” për të rinjtë

schedule15:15 - 6 Tetor, 2021

schedule 15:15 - 6 Tetor, 2021

Suedia ka pezulluar përdorimin e vaksinës Moderna për grupmoshat e reja që kanë lindur pas viteve 1991, pas raportimeve për efekte anësore, siç është miokarditi, pavarësisht se janë të rralla.

“Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik ka vendosur të pezullojë përdorimin e vaksinës së Moderna Spikevax për të gjithë të lindurit mbas 1991.” “Shkaku janë efektet anësore të tilla si miokarditi dhe perikarditi. Sidoqoftë, rreziku për t’u prekur është shumë i vogël, thuhej në deklaratë.

Agjencia shëndetësore tha se rekomandoi vaksinën Comirnaty nga Pfizer/BioNtech në vend.  Personat e lindur pas 1991 që  kanë marrë dozën e parë të Moderna- 81,000  nuk do të marrin dozën e dytë.

Në fillim të kësaj jave, agjencia suedeze e shëndetësisë tha se  personat e moshës 12 deri në 15 vjeç do të vaksinoheshin me  Pfizer/BioNtech. Agjencia Europiane e Barnave miratoi përdorimin e Comirnaty në maj, ndërsa Spikevax -it iu për fëmijët mbi 12 vjeç në korrik./abcnews.al