Suedia pason Gjermaninë, nuk e rekomandon vaksinën e AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç

schedule16:50 - 2 Shkurt, 2021

schedule 16:50 - 2 Shkurt, 2021

Suedia nuk do të rekomandojë vaksinën e Oxford/AstraZeneca për personat që janë mbi 65-vjeç. Lajmin e bëri të ditur sot, ministria e shëndetësisë së vendit.

Lajmi vjen në një kohë kur Gjermania ka këshilluar që doza të mos u bëhet personave që janë mbi 65-vjeç ndërsa Emmanuel Macron u shpreh se vaksina është “thuajse joefektive” për grupmoshën.

Ndërkohë, AstraZeneca dhe Bashkimi Evropian janë në mes të një mosmarrëveshje “të egër”mbi furnizimin e mbetur.

Stokholmi ra dakord sot me Berlinin se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të treguar se si vaksina ndikon tek pacientët e moshuar.

Nga ana tjetër, Boris Johnson dhe drejtuesit e shëndetësisë në Britaninë e Madhe kanë insistuar që vaksina e prodhuar nga gjiganti farmaceutik suedez-britanik AstraZeneca, është efektive për të gjitha grupmoshat.

Megjithatë, sot, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen akuzoi Britaninë për kompromis në sigurinë duke i dhënë aprovim të shpejtë dozës në fjalë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!