Suedia ka nisur bisedimet me ministrinë e jashtme të Izraelit, si dhe me disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, për të nxitur për më shumë ndihma humanitare në Gaza.
“Jeta dhe shëndeti i fëmijëve në Gaza duhet të mbrohen. Suedia ka iniciuar një takim me Ministrinë e Jashtme të Izraelit, disa shtete anëtare të BE-së dhe partnerë të tjerë për të përcjellë nevojën urgjente për të përmirësuar aksesin humanitar në Gaza,” tha kryeministri suedez Ulf Kristersso.
Izraeli është përballur me thirrje nga liderë globalë dhe organizata ndërkombëtare për të lejuar më shumë ndihma në Gaza, ku të paktën 20 njerëz, përfshirë fëmijë , kanë vdekur për shkak të kequshqyerjes dhe dehidrimit që nga fillimi i luftës.
Kombet e Bashkuara thanë se pothuajse 40% e misioneve të ndihmave të koordinuara në Gaza muajin e kaluar u refuzuan ose u penguan nga Izraeli.