Suedia ndryshon masat anti-Covid, heq Shqipërinë nga lista e “vendeve të sigurta”

schedule23:33 - 19 Shtator, 2021

schedule 23:33 - 19 Shtator, 2021

Rritja e rasteve të reja me Covid në vendin  tonë gjatë kohëve të fundit ka bërë që shumë vende ta klasifikojnë si vend i rrezikshëm për përhapjen e Covid.

Suedia është vendi i radhës që ka miratuar ndryshimet e reja të përkohshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku duke filluar nga dita e hënë, qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Suedisë do t’u ndalohet hyrja në vend për qëllime jo esenciale.

Bashkë me Shqipërinë, hyrja u është ndaluar edhe vendeve si, Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Japonia e Brunei të cilat janë hequr nga lista e ‘vendeve të sigurta’.

“Qeveria ka vendosur që Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia të hiqen nga lista e vendeve të ‘sigurta’ dhe banorëve të këtyre vendeve iu ndalohet i hyrja, përveç atyre që banojnë atje. Vendimi zbatohet që nga 20 shtatori. Këto ndryshime janë rezultat i një përditësimi të rekomandimeve të BE -së në lidhje me udhëtimin në BE të miratuar më 9 shtator 2021, bazuar në informacionin nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC)”, bën me dije qeveria suedeze në vendimin e saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!