Ministria e Mbrojtjes së Suedisë njoftoi sot se vendi skandinav do të dërgojë ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej rreth 633 milionë euro. Kjo paketë ndihme do të përfshijë ndër të tjera transportin e pajisjeve dhe fonde shtesë për furnizimin me armatim.
Ky do të jetë paketa e 15-të e ndihmës së Suedisë për Ukrainën dhe paketa më e madhe e Stokholmit deri më sot. Shuma totale e ndihmës që qeveria suedeze i ka dhënë Kievit që nga fillimi i pushtimit rus tani është rreth 2.6 miliardë euro.
/abcnews.al