Suedia me plan ndryshe ndaj koronavirusit, Aliti: E çuditshme, s’po reagojnë

schedule13:39 - 6 Prill, 2020

schedule 13:39 - 6 Prill, 2020

Fidan Aliti është një nga pikat fikse të Kosovës. 26-vjeçari, i cili ka provuar një aventurë me Skënderbeun në Superiore, formon qendrën e mbrojtjes me Amir Rrahmanin te Dardanët. Prej shkurtit të vitit 2019 është pjesë e Kalmar në Suedi, teksa numëron 18 ndeshje të zhvilluara me Kosovën.

Koronavirusi është tema e momentit, por në vendin nordik kanë zgjedhur ta luftojnë ndryshe. Qytetarët e kanë vetë në dorë nëse duan të dalin apo të qëndrojnë në karantinë dhe kjo bëhet që populli të eksopozohet sa më shumë me COVID-19, në mënyrë që kur ai të rikthehet, ta gjejë popullatën të imunizuar. Aliti është befasuar nga mungesa e masave të rrepta dhe sqaron situatën në një prononcim për Sporti Total në KTV.

Është pak e çuditshme se si shteti suedez deri më tani nuk ka reaguar, sikurse shtetet e tjera të Evropës. Duke e parë situatën në të cilën janë shtetet e tjera, sigurisht që duhet të kemi më shumë kujdes. Mirëpo, këtu në Kalmar situata është më e qetë dhe ka më pak të infektuar nga koronavirusi. Por, në qytetet e tjera më të mëdha ka më shumë të infektuar”, deklaron Aliti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!