Suedia lehtëson masat për personat e vaksinuar kundër Covid-19

schedule12:22 - 16 Prill, 2021

schedule 12:22 - 16 Prill, 2021

Suedia do të lehtësojë kufizimet ndaj qytetarëve që kanë marrë të paktën një dozë kundër Covid, sipas një njoftimi nga Agjencia e Shëndetit Publik.

Rreth një e pesta e suedezëve janë vaksinuar.  Sipas autoriteteve, 3 javë pas marrjes së dozës së parë njerëzit mund të takohen me njeri-tjetrin madje edhe pensionistët që janë vaksinuar gjithashtu do të lejohen të shkojnë në dyqane.

Sidoqoftë, ndryshimet janë “një lehtësim i vogël” , duke theksuar se edhe personat e vaksinuar nuk do të jenë ende në gjendje t’i rikthehen normalitetit siç ishte para pandemisë.  Suedia është vendi i dytë pas San Marinos me shkallën më të lartë të infeksioneve dhe sipas autoriteteve nuk është koha e duhur për të lehtësuar masat për grupet e tjera.

Koordinatori i vaksinave në vend Richard Bergstrom tha se Suedia ka negociuar  me Rusinë për blerjen e dozave të Sputnik V./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!