Suedia po përgatitet të ndryshojë Kushtetutën për të bërë mundur heqjen e pasaportave të atyre që e kanë marë nënshtetësinë me mjete mashtrimi ose janë kërcënim për shtetin.
Personave me shtetësi të dyfishtë që kanë marrë nënshtetësinë duke dhënë informacion të rremë, ryshfet ose kërcënime, si dhe personat e dënuar për krime si spiunazh apo tradhti, mund t’u hiqen pasaportat suedeze nëse miratohet ligji.
“Konteksti është se Suedia përballet me tre kërcënime paralele dhe shumë serioze për sigurinë tonë të brendshme”, tha ministri i Drejtësisë Gunnar Stremer në një konferencë për shtyp. “Ekstremizëm i dhunshëm, aktorë që veprojnë në mënyrë armiqësore ndaj Suedisë, si dhe krimi sistemik dhe i organizuar”.
Qeveria e pakicës suedeze dhe mbështetësit e saj, demokratët suedezë të ekstremit të djathtë dhe kundër imigracionit, fituan zgjedhjet e vitit 2022 me një premtim për të vazhduar reduktimin e imigracionit dhe krimit të bandave, të cilat ata thonë se janë të lidhura.
Stokholmi ka dhënë numrin më të ulët të lejeve të qëndrimit për azilkërkuesit dhe të afërmit e tyre në 2024./abcnews.al