Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson ka shprehur nevojën për të normalizuar marrëdhëniet me Turqinë. Kryeministri suedez vuri në dukje se “nuk ka asnjë çështje tjetër të sigurisë kombëtare më të rëndësishme se fakti që ne së bashku me Finlandën të bëhemi shpejt anëtarë të NATO-s”.
Christerson tha se dëshiron të kthehet në një dialog funksional për t’u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Ai theksoi se nëse nuk do të ketë një dialog funksional, do të jetë më e vështirë për Suedinë që të anëtarësohet dhe kjo mund të ketë pasoja për sigurinë e vendit.
“Dua të rifilloj një dialog pune me Turqinë ,” theksoi ai, duke kritikuar “provokatorët” që po përpiqen të destabilizojnë kandidaturën suedeze dhe duke bërë thirrje për qetësi përballë një situate të rëndë.
Turqia ka shtyrë për një kohë të pacaktuar bisedimet trepalëshe me Suedinë dhe Finlandën për anëtarësimin në NATO pas protestave anti turke gjatë fundjavës në Stokholm. Në njërën prej të cilave, një prej të cilave politikan të ekstremit të djathtë dogji një kopje të Kuranit pranë ambasadës turke./abcnews.al