Suedia: Ka pengesa ligjore për ekstradimin e dy turqve

schedule14:34 - 13 Korrik, 2023

schedule 14:34 - 13 Korrik, 2023

Gjykata e lartë e Suedisë  ka deklaruar se ka pengesa ligjore për ekstradimin e dy turqve që Ankaraja thotë se janë anëtarë të një organizate terroriste, duke komplikuar ofertën e Stokholmit për t’u bashkuar me NATO-n disa ditë pasi Turqia hoqi veton ndaj Suedisë.

Presidenti turk Tajip Erdogan hoqi veton ndaj Suedisë për anëtarësimin në NATO, pas muajsh vonese. Ankaraja ka akuzuar Stokholmin se nuk ka marrë mjaftueshëm masa për njerëzit që Turqia i konsideron terroristë.

Turqia aktualisht po kërkon ekstradimin e dy shtetasve turq nga Suedia me akuzën se i përkasin lëvizjes Gylen, e cila është cilësuar si organizatë terroriste. Turqia pretendon se predikuesi me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, qëndron pas përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016.

Por është qeveria suedeze ajo që vendos për kërkesat për ekstradim dhe ka fjalën e fundit. Por Gjykata e Lartë e vendit tha se kishte pengesa ligjore për kërkesën e Turqisë.

“Veprat kriminale, sipas pikëpamjes së Turqisë konsistonin në persona që iu bashkuan lëvizjes Gylen duke shkarkuar dhe përdorur një aplikacion celular të përdorur nga anëtarët e lëvizjes,” tha gjykata në një deklaratë.

Vetëm këto veprime nuk të bëjnë pjesë të një organizatë terroriste sipas ligjit suedez, tha gjykata, duke shtuar se ekstradimi duhet të bazohet në veprime që përbëjnë një krim në Suedi dhe Turqi.

Një tjetër pengesë është se këta dy persona janë në rrezik të ndjekjes penale në Turqi, sipas gjykatës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!