Dueli mes Azerbajxhanit dhe Suedisë, ngriti siparin e UEFA Nations League në këtë edicion, ku me “Vikingët” suedezë, që triumfuan me rezultatin 1-3, në përballjen ku të katërta golat u shënuan në pjesën e dytë.
Interesant është fakti se në minutën 45+7’, vendasit kishin shansin e artë të kalonin në avantazhi me Shejdajev, i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Për të parë golin e parë, duhet të shkonte minuta e 65’-të, kur Isak tundi rrjetën dhe nuk vonoi shumë dhe në minutën e 71’-të, sulmuesi i Newcastle, dyfishoi shifrat.
Suedezët nuk i mjaftuan me kaq, teksa në minutën e 80-të, gjetën golin e tretë me Gyokeres, ndërsa për golin e nderit tek azerët mendoi futbollisti Dadashov në minutën e 82’-të. /i.m /abcnews.al