Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson njoftoi sot se Suedia do të aplikojë për t’u anëtarësua në NATO. Drejt asaj rruge është edhe Finlanda.
Ky është një ndryshim monumental për dy kombe me një histori të gjatë neutraliteti gjatë luftës dhe duke qëndruar jashtë aleancave ushtarake, raporton BBC.
Rusia e kundërshton fuqimisht bashkimin e dy shteteve dhe përdor zgjerimin e aleancës ushtarake mbrojtëse të Perëndimit si pretekst për luftën e saj në Ukrainë.
Nëse e bëjnë këtë, kjo do t’i japë fund mbi 200 viteve të mos-angazhimit suedez. Finlanda miratoi neutralitetin pas një disfate të hidhur nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Çfarë ndryshon tani? Në disa mënyra, nuk do të ndryshonte shumë. Suedia dhe Finlanda u bënë partnerë zyrtarë të NATO-s në vitin 1994 dhe që atëherë janë bërë kontribues të mëdhenj në aleancë. Ata kanë marrë pjesë në disa misione të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Por një ndryshim i madh do të ishte zbatimi i “Nenit 5” të NATO-s, i cili e sheh një sulm ndaj një shteti anëtar si një sulm ndaj të gjithëve, përcjell abcnews.al.
Për herë të parë Suedia dhe Finlanda, të cilat konfirmuan të dielën se do të aplikonin zyrtarisht për anëtarësim do të kishin garanci sigurie nga shtetet bërthamore.
Nga ana tjetër, mbështetja publike finlandeze për anëtarësimin në NATO ishte prej vitesh rreth 20-25%. Por që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ajo ka arritur në një nivel rekord prej 76% , sipas sondazhit të fundit. Në Suedi, 57% e popullsisë dëshiron të bashkohet, përsëri shumë më e lartë se para luftës. /abcnews.al