Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom dënoi bastisjen e ambasadës suedeze në Bagdad, kryeqytetin e Irakut dhe njoftoi se i ngarkuari me punë i Irakut në Stokholm u thirr në Ministrinë e Jashtme.
Mediat e huaja shkruajnë se Billstrom bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me grupet e lidhura me Lëvizjen Sadr, të udhëhequr nga lideri fetar dhe politik shiit, Muqtada es-Sadr, duke hyrë në ndërtesën e ambasadës suedeze dhe duke i vënë flakën disa pjesëve të saj.
Duke theksuar se një incident i ngjashëm ndodhi më pak se një muaj më parë, Billström tha: “Ajo që ndodhi është e papranueshme dhe qeveria suedeze i dënon këto sulme në termat më të ashpër të mundshëm“.
Ai tha se autoritetet irakiane kanë për detyrë të mbrojnë misionin diplomatik dhe personelin diplomatik në territorin e tyre në përputhje me Marrëveshjen e Vjenës. “Duket se autoritetet irakiane nuk mund t’i përmbushin këto detyrime“, tha Billstrom./abcnews.al