Suedia bëhet sërish model/ Leja e lindjes mund të kalojë nga prindërit te gjyshërit me pagesë

schedule15:33 - 2 Tetor, 2024

schedule 15:33 - 2 Tetor, 2024

Suedia merr sërish kryesimin. Vendi skandinav është i famshëm për ligjet dhe praktikat që ndjek, duke u fokusuar në lumturinë, lehtësinë e jetës së përditshme dhe shëndetin e mirë mendor të qytetarëve të tij. Si pjesë e ndihmës, ajo u jep prindërve të drejtën për të transferuar lejen e lehonisë/atësisë tek gjyshërit, të cilët do ta marrin atë kundrejt një tarife.

Në vitin 2024, Suedia ka një hap përpara, pasi praktikat që ajo ndjek dhe ligjet që ajo vendos synojnë të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarit. Kujtojmë që në vitin 1974, ky vend skandinav ishte i pari që prezantoi lejen e atësisë, duke i lejuar baballarët të jenë pranë fëmijëve të tyre sa herë që kanë nevojë për ta. Sot, 50 vjet më vonë, qeveria lejon që leja prindërore t’u transferohet të afërmve dhe miqve që nuk janë kujdestarët e tyre ligjorë.

Reforma në fjalë hyri në fuqi më 1 korrik 2024 dhe shumë qytetarë janë kënaqur duke ua lehtësuar jetën e përditshme dhe duke arritur një balancë mes jetës personale dhe asaj profesionale. Kjo masë ofron më shumë fleksibilitet për familjet duke reduktuar ankthin, presionin dhe stresin.

Sipas ligjit, prindërit mund të mbajnë deri në 45 ditë leje me pagesë, ndërsa familjet me një prind mund të mbajnë deri në 90 ditë leje me pagesë për çdo fëmijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!