Read More…

"/>

Suedi, policia në kërkim të dronit që fluturoi mbi centralin bërthamor Forsmark

schedule14:49 - 15 Janar, 2022

schedule 14:49 - 15 Janar, 2022

Policia suedeze ka vendosur patrulla dhe helikopterë në centralin bërthamor Forsmark në kërkim të një droni të madh, i cili ishte parë të fluturonte mbi këtë objekt të premten vonë në mbrëmje. Autoritetet thanë sot (e shtunë) se deri tani nuk kishin qenë në gjendje ta kapnin mjetin fluturues pa pilot.

Incidenti ndodh vetëm një ditë pasi ushtria suedeze nisi patrullimin në qytetit kryesor të ishullit Gotland në Detin Baltik, mes tensioneve në rritje NATO-Rusi dhe dislokimit së fundmi të anijeve ruse në Baltik.

Centralin bërthamor Forsmark, prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në Suedi, shtrihet në bregun e Baltikut, rreth 150 kilometra në veri të kryeqytetit të vendit Stokholm.

Policia tha se e kishte parë dronin, i cili fillimisht ishte vënë re nga një roje sigurie, duke lëvizur rreth uzinës e më pas të zhdukej drejt ishullit Graso.

“Policia po vazhdon përpjekjet për lokalizimin e dronin, duke përdorur edhe dronët e saj, por pa sukses”, thuhej një njoftim të policisë mbi incidentin në faqen e saj të internetit, ku shtohej gjithashtu se nuk kishte shenja se droni kishte hedhur diçka në ndonjë zonë apo të ishte ulur diku.

Në njoftim përmendeshin gjithashtu raporte të tjera, por të pakonfirmuara, mbi një dron tjetër të mundshëm që ishte vënë re mbi uzinën bërthamore Ringhals në bregun perëndimor të vendit./VOA