Suedi, më shumë njerëz priten të largohen, ulet numri i azilkërkuesve

schedule10:57 - 20 Gusht, 2024

schedule 10:57 - 20 Gusht, 2024

Sipas parashikimeve, këtë vit, pas më shumë se gjysmë shekulli, nga Suedia më shumë vetë do të largohen sesa që do të vijnë.

Sipas qeverisë në Stokholm, numri i emigrantëvenëSuedi është aktualisht më i lartë sesa migrantëve. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave, tha të enjten ministrja suedeze për Migracionin, Marija Malmer Stenergard.

Në periudhën janar-maj të këtij viti, 5700 persona më shumë u larguan nga Suedia sesa që kanë ardhur. Kjo prirje parashikohet të vazhdojë, tha Stenergard. Ajo shtoi gjithashtu se numri i kërkesave për azil është në nivelin më të ulët që nga viti 1997.

Tendenca e uljes së numrit të kërkesave për azil nuk është e re. Në vitin 2016, u regjistrua një rënie e ndjeshme e numrit të kërkesave të paraqitura, në rreth 22.000. Vitin e kaluar ky numër ishte mbi 156.000 – që është shumë për një vend me pak më shumë se dhjetë milionë banorë.

Ndryshimi drastik i kursit në 2016

Një numër dukshëm më i ulët i kërkesave lidhet me ndryshimin e kursit të qeverisë së atëhershme suedeze. Suedia më parë kishte një politikë mjaft liberale ndaj migrimit dhe integrimit, duke pritur një numër të madh njerëzish nga vendet e krizës si ish-Jugosllavia, Afganistani, Siria, Iraku dhe Somalia. Por në fund të vitit 2015, qeveria e atëhershme socialdemokrate ndryshoi ndjeshëm politikën e migracionit.

Që nga tetori i vitit 2022, një qeveri e pakicës e udhëhequr nga kryeministri Ulf Kristerson ka qenë në pushtet, e përbërë nga të moderuarit, kristiandemokratët dhe liberalët, me mbështetjen e nacionalistëve të krahut të djathtë, Demokratëve Suedezë.

“Duke pasur parasysh problemet e mëdha me regjistrimin, strehimin dhe ofrimin e ndihmës për numrin gjithnjë në rritje të azilkërkuesve që vinin atëherë në vend,” Suedia prezantoi më pas masa të ndryshme, shkruan Bernd Parusel për Qendrën Federale të Gjermanisë për Edukimin Politik.

Këto masa, siç thotë ai, së pari përfshinin hyrjen në territorin suedez për të paraqitur një kërkesë për azil. Së dyti, ato lidheshin me dhënien e mbrojtjes dhe pasojat juridike të saj. Së treti, duhej të inkurajohej kthimi vullnetar dhe kryheshin dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar, thotë Parusel.

Masa më të rrepta, por integrim më i mirë?

Në një deklaratë për shtyp, qeveria suedeze deklaroi se gjithnjë e më shumë njerëz, të lindur në Irak, Somali apo Siri, po largohen sërish nga Suedia. Se cila është saktësisht pjesa e të kthyerve vullnetarë në shifrat aktuale të emigracionit mbetet e paqartë. Por Stenergard beson se numri aktual i emigrantëve dhe imigrantëve është rezultat i një politike më kufizuese të imigracionit në vitet e fundit: “Përpjekjet e qeverisë po japin rezultat.” Motivimi i emigrimit nga Suedia megjithatë mbetet i paqartë. Ka pasur tendennca të qarta që të “vështirësohet jeta për azilkërkuesit që janë urdhëruar të largohen”.

Por Stenergard deklaroi: “Tendenca drejt migrimit të menaxhueshëm është thelbësore nëse duam të përmirësojmë integrimin.” Në pamje të parë, duket logjike që integrimi i suksesshëm është më i lehtë kur vijnë më pak emigrantë.

Megjithatë, sipas ekspertit të migracionit Parusel nuk funksionon përpjekje për ta bërë Suedinë sa më jotërheqëse për migrantët në njërën anë promovimi i iniciativave për integrim më të mirë në anën tjetër.

Bandat kriminale vazhdojnë të veprojnë

Në përgjithësi, mund të thuhet se Suedia e ka kufizuar në mënyrë efektive migrimin vitet e fundit. Megjithatë, një nga treguesit se kjo nuk zgjidh të gjitha problemet është vazhdimi i aktivitetit kriminal të bandave. Lufta kundër këtyre bandave është një nga qëllimet kryesore të kryeministrit aktual konservator Ulf Kristerson – ai e lidhi drejtpërdrejt këtë fenomen me “politikën e papërgjegjshme të emigracionit dhe integrimin e dështuar” të qeverisë së mëparshme.

Vendi ka vite që merret me bandat kriminale, të cilat financohen kryesisht nga trafiku i drogës dhe mashtrimi. Konfliktet e bandave shpesh çojnë në të shtëna vdekjeprurëse dhe sulme me mjete shpërthyese. Njerëzit e pafajshëm janë shpesh viktima të këtyre sulmeve. Ky lloj krimi më së shpeshti ndodh në lagjet dhe periferitë më të varfra, ku jetojnë kryesisht njerëz me prejardhje migrante. Sipas ekspertëve, kjo lidhet kryesisht me shkallën e lartë të papunësisë, mungesën e perspektivës dhe varfërinë. /DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!