Sudan/ Ushtria lejon evakuimin e shtetasve të huaj dhe diplomatëve

schedule12:40 - 22 Prill, 2023

schedule 12:40 - 22 Prill, 2023

Diplomatët dhe shtetasit e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Kinës do të evakuohen nga Sudani  ndërsa luftimet vazhdojnë ende, tha ushtria sudaneze në një deklaratë.

Shefi i ushtrisë Fattah al-Burhan ra dakord për të lehtësuar dhe siguruar largimin e tyre “në orët e ardhshme”, thuhet në deklaratë. Qindra njerëz janë vrarë në një javë luftime në të gjithë vendin.

Planet e mëparshme për largimin e shtetasve të huaj nuk janë realizuar për shkak të frikës për sigurinë e tyre. Arabia Saudite njoftoi gjithashtu se po organizon largimin e qytetarëve sauditë dhe shtetasve të vendeve miqësore nga Sudani.

Ushtria sudaneze tha gjithashtu se misioni diplomatik saudit ishte larguar tashmë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!