Sudan, sulmet vazhdojnë pavarësisht thirrjeve për armëpushim për Fitër Bajram

schedule09:20 - 21 Prill, 2023

schedule 09:20 - 21 Prill, 2023

Shpërthime dhe zjarre tronditën Khartum në orët e para të ditës së sotme, ditën e Fitër Bajramit, që shënon fundin e Ramazanit, pavarësisht shpresave të OKB-së për një armëpushim.

Para agimit, si çdo mëngjes që nga 15 prilli, në kryeqytetin sudanez u dëgjuan të shtëna me armë dhe sulme ajrore.

“Gjatë natës shumë rrethe të Khartoum- it u bombarduan dhe po bombardohen ende, ndërkohë që po vazhdojnë përleshjet midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF-DTY),” theksoi sindikata e mjekëve këtë mëngjes.

Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, shefi i ushtrisë së Sudanit dhe udhëheqësi de fakto që nga grushti i shtetit të vitit 2021, njoftoi se ai kishte folur me liderët rajonalë kryesisht Sudanin e Jugut dhe Etiopinë dhe liderët ndërkombëtarë, duke përfshirë shefin e OKB-së Antonio Guterres dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Anthony Blinken.

Të gjithë ata bënë thirrje për t’i dhënë fund luftimeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!