Sudan/ Palët ndërluftuese bien dakord për një armëpushim të ri

schedule09:47 - 18 Qershor, 2023

schedule 09:47 - 18 Qershor, 2023

Palët ndërluftuese të Sudanit ranë dakord për një armëpushim të ri 72 orësh që do të zhvillohet nga e diela, thanë ndërmjetësit amerikanë dhe sauditë pasi luftimet u intensifikuan me sulme ajrore vdekjeprurëse në Khartoum dhe një eksod të të plagosurve nga Darfur mbi kufirin në Çad.

Sulmet ajrore vranë 17 civilë, përfshirë 5 fëmijë në kryeqytet të shtunën ndërsa disa të tjerë kërkonin trajtim mjekësor. Premtimi për armëpushim nuk është mbajtur disa herë gjatë luftës dymujore, përfshirë pasi SHBA vendosi sanksione ndaj të dy gjeneralëve kur një përpjekje e mëparshme dështoi në fund të majit.

“Mbretëria e Arabisë Saudite dhe SHBA njoftojnë marrëveshjen e përfaqësuesve të Forcave të Armatosura Sudaneze (SAF) dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) për një armëpushim në të gjithë Sudanin për një periudhë 72 orësh,” tha të shutnën vonë një deklaratë e Ministrisë së Jashtme saudite.

Armëpushimi do të hynte në fuqi në orën 6 të mëngjesit me orën lokale të së dielës, thanë ndërmjetësit.

“Të dy palët ranë dakord që gjatë periudhës së armëpushimit të përmbahen nga lëvizjet dhe sulmet, përdorimi i avionëve luftarakë ose dronëve, bombardimet me artileri, rifurnizimi i forcave ose nuk do të tentojnë të arrijnë përfitime ushtarake.”, thuhet më tej në deklaratë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!