Subvencionimi i grurit, ekspertët: Fonde të pamjaftueshme për të gjithë fermerët që kanë aplikuar

schedule14:39 - 7 Nëntor, 2022

schedule 14:39 - 7 Nëntor, 2022

Muaji nëntor, i cili njihet edhe si muaji i mbjelljes së grurit, këtë vit ka edhe një skemë të re subvencionuese nga ana e shtetit, e cila kërkon të rrisë prodhimin e grurit në vend, duke patur parasysh dhe krizën globale për ushqime të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Të ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, ishte i ftuar eksperti i bujqësisë Ilir Pilku dhe drejtori i politikave Irfan Tarelli në Ministrinë e Bujqësisë.

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku theksoi që është akoma herët për të bërë një vlerësim përfundimtar të skemës së subvencionimit të grurit, por ka pasur një interesim shumë të madh nga fermerët për të aplikuar për skemën e grurit. Por mbetet për tu vlerësuar sesa do të jenë ato fermerë që do të ngelin jashtë kësaj skeme për shkak të mundësisë së pakët të fondeve.

Ndërkohë që drejtori i politikave të bujqësisë dhe zhvillimit rural Irfan Tarelli në Ministrinë e Bujqësisë theksoi që janë rreth 80 mijë fermerë me NIPT sot në Shqipëri, dhe aktualisht në skemën e subvencionimit të grurit janë rreth 34 mijë aplikantë. Por ai nuk pati mundësi ti përgjigjej pyetjes së gazetares Sibora Bitri, sesa do të jenë realisht fituesit e kësaj skeme.

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku theksoi që numri i aplikuesve duhet të ‘jetë relativisht i lartë dhe fondi ndoshta nuk do të jetë në dispozicion, ajo që me intereson në analizat e mija është se sa nga këto aplikues do të jenë fermerë të rinj, dhe sa po e mbjellin për herë të parë si kulturë.

Këto rezultate do të dalin në fund të vlerësimit, dhe të marrim një vlerë më të lartë, nëse rreth 55 – 60% të konsumit të grurit ta prodhojmë në vend, do të jetë një skemë realtivisht e mirë. Kuptohet pa arritur vitin 1976, ku vendi arriti që të plotësonte 100 përqind nevojat e vendit për grurë’, tha eksperti Ilir Pilku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!