Fermerët në Fier kanë nisur aplikimet për të përfituar mbështetje financiare nga shteti për të investuar në bujqësi.
Të shumtë janë ata që kanë kërkuar sqarime për përgatitjen e dosjeve pranë Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural këtë fillim gushti. Kërkesat me të shumta janë për makineri bujqësore, ndërtim të serave dhe stallave.
Fermerët thonë se rimbursimi i gjysmës së vlerës së investimit ndihmon në uljen e kostove të shërbimeve dhe zgjerimin e aktivitetit bujqësor.
Përveç financimit me 50% të vlerës së investimit, qeveria po ofron edhe kredi të butë. Gjithsej janë 9 skema mbështetëse me financim nga shteti që bashkë me skemat kombëtare të subvencioneve mbulojnë në total 17 sektorë bujqësorë.
Aplikimet e nisura me 30 korrik përfundojnë në shtator. Skema financuese për bujqësinë po aplikohet për të dytin vit radhazi./abcnews.al

