“Ekosistemi në zonë ka mbaruar. Këtu do vijë gjarpri të pijë ujë në shtëpinë tonë”, është shprehur një
Nëse firma që po ndërton një Hec në zonën e Çermenikës të Librazhdit ka dëmtuar shumë asete të zonës nuk po mban as premtimin për ndërtimin e një rruge që lidh disa fshatra.
“Nuk na pyetet fare, kur pyetëm ne na thanë se do të bëjnë rrugën por asgjë nuk bënë. Kemi bërë peticion dhe në Bashkinë e Librazhdit”, thonë banorët.
“Rrugën deri sot e kemi mirëmbajtur vetë. Të na i rregullojë se na i ka premtuar”.
Për këto arsye banorët e njësisë administrative Orenjë, të fshatrave Funarë, Floq, Orenjas, Zdranjsh dhe Gurakuq kanë protestuar pranë zallit të Lunikit ku ka dhe godinën firma që po ndërton këtë HEC.
Ata kërcënojnë se nëse subjekti nuk mban premtimin do pengojnë punimet e HEC-it.
“Nëse nuk ulen në bisedime me ne, brenda 5 ditësh ne do të bllokojmë punimet”, ka thënë një banor./abcnews.al