Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi i është përgjigjur deklaratave të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi ky i fundit iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrenë zërin dhe të kërkojnë të llogari për menaxhimin e taksave të tyre, për situatë e krijuar nga zjarret në Fier.
Lexo edhe: Djegia e mbetjeve urbane në Fier, Basha: Po helmohen fëmijët, është koha për të ngritur zërin!
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Subashi shprehet se Basha dhe demokratët votuan kundër investimit të qeverisë për impiantin e ri.
Më tej ai thekson se historia e plehrave për Fierin do të marrë fund njëherë e përgjithmonë. “Ajo fushë do të jetë një kujtim i hidhur për të gjithë, por në radhë të parë do të jetë njolla e turpit për Lulëzimët që donin ta mbanin gjallë me çdo mjet e mënyrë”, shkruan kryebashkiaku i Fierit.
Reagimi:
Lulzimi paska reaguar sot për plehrat në Fier!!
Po si ka mundësi?!
Ku e gjen të drejtën morale?!
Lulzimi dhe të “tijët” në Fier që votuan kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisore te fusha ekzistuese 70 vjeçare, që votuan kundër dhe bënë të gjitha përpjekjet për të penguar investimin e qeverisë për impiantin e ri, që organizuan pafund protesta duke helmuar mendjet e njerëzve për ndërtimin e impiantit të ri, duke e shtyrë rreth 2 vjet në kohë përfundimin e tij, që vazhdojnë të shpifin pa fund për gjoja helmimin e ujërave, të ajrit, të tokës nga impianti i ri, sot dalin dhe bëjnë të pafajshmin, apo të paditurin?!
E kanë të kotë!
Edhe pak ditë dhe historia e plehrave për Fierin në atë fushë 70 vjeçare do të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Ajo fushë do të jetë një kujtim i hidhur për të gjithë, por në r votuan kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisore votuan kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisoreradhë të parë do të jetë njolla e turpit për Lulëzimët që donin ta mbanin gjallë me çdo mjet e mënyrë.
Fund plehrave në qytet!
/abcnews.al/