“Suarez si Weah dhe Sheva”, Braida “bekon” kalimin e Suarez te Juventusi

schedule18:08 - 7 Shtator, 2020

schedule 18:08 - 7 Shtator, 2020

Luis Suarez do të jetë përforcimi i Juventusit për sulmin. Kampionët e Italisë kanë arritur akordin me agjentin e sulmuesit nga Uruguai dhe nuk pritet të hasin probleme për të gjetur marrëveshjen finale me Barcelonën.

Ariedo Braida, ish-drejtuesi i njohur i Milanit dhe Barcelonës, në një prononcim për Tuttosport, “bekon” afrimin e “El Pistolero” te bardhezinjtë, dhe e krahason 33-vjeçarin me emra si Weah dhe Shevchenko.

Suarez ka ADN-në e Juventusit. Nëse do të ishte një pikturë, do të ishte ‘Ulërima’ e Edvard Munch. Ajo e Munch është një britmë dhimbje, ndërsa ajo e Luis është një ftesë për betejë. Gjithmonë futet në fushë për të fituar.

 

Piktura e famshme e Munch

E shoh shumë mirë përkrah Cristiano Ronaldos. Suarez ka shënuar shumë gola kudo që ka luajtur: tek Uruguaji, Ajax, Liverpool dhe Barcelona. Po flasim për një bomber të vërtetë, i cili di të luajë shumë mirë futboll.

Ka luajtur shumë mirë përkrah Cavanit në kombëtare dhe Messit te Barcelona, kështu që nuk do të ketë asnjë problem të ndajë repartin e sulmit me CR7. Janë të dy fitues dhe do të krijonin një dyshe perfekte.

Suarez është një luftëtar, i cili karikon edhe shokët e skuadrës më shpirtin e tij luftarak. Ka një karakter të fortë dhe, duke lënë mënjanë Marco Van Basten, do ta vendosja mes sulmuesve më të mirë. Më kujton George Weah dhe Andriy Shevchenko“, përfundon Braida. /abcnews.al