Sturgeon mbyll fjalimin: Besoj që pasardhësi im do ta çojë Skocinë drejt pavarësisë

schedule12:46 - 15 Shkurt, 2023

schedule 12:46 - 15 Shkurt, 2023

Nicola Sturgeon tani ka përfunduar fjalimin e saj të dorëheqjes dhe po përballet me pyetje nga gazetarët e mbledhur në Bute House. I pari është Glen Campbell i BBC-së, i cili e pyeti Sturgeon, nëse ajo nuk mund ta çojë Skocinë drejt pavarësisë, kush mundet?

Dhe se kur do të zgjidhet pasardhësi i saj?

Sturgeon tha se çështja e zëvendësimit të saj është një çështje për komitetin ekzekutiv kombëtar të SNP-së, i cili do të përcaktojë një plan kohor për zgjedhjen e një drejtuesi të ri të ri të partisë.

Sa i përket pavarësisë, Sturgeon tha se beson se e ka çuar vendin më afër qëllimit të saj, duke shtuar: “Unë besoj se jemi në fazën përfundimtare”.

“Unë besoj fuqishëm se pasardhësi im do ta çojë Skocinë drejt pavarësisë,” përfundoi  ajo.

/abcnews.al