Stuhia Francis ka zbuluar një pyll të përmbytur 4500 vite më parë në Uells. Pemët e zbuluara në Llanrhystud besohet se janë pjesë e pyllit Cantre’r Gwaelod, që ka të bëjë me legjendën e Mbretërisë së fundosur të Uellsit.
Besohet se pylli shtrihej përgjatë bregdetit, përpara se të përmbytej dhe të mbulohej nga shtresa torfe. Historiani Gerald Morgan thotë se zbulimi i ri tregon atë që dihet tashmë për numrin e jashtëzakonshëm të pemëve që janë gjetur përgjatë bregdetit të Uellsit, shkruan abcnews.al
Pylli lidhet me një mit të Shekullit të XVII-të të një civilizimi të njohur si Cantre’r Gwaelod. Legjendja tregon se mbretëria antike e quajtur ‘Atlantis of Wales’, ishte dikur një qytezë që shtrihej rreth 32 km përtej vijës bregdetare aktuale. xh.d/abcnews.al